PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NUK DO T’UA JAPIM TOKËN TONË RUSËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ukrainasit po mbrojnë atë që është e tyre...
Sigurisht, ne nuk do t'i japim Rusisë asnjë shpërblim për atë që ka bërë...
Përgjigja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë në Kushtetutën e Ukrainës...
Ukrainasit nuk do t'ia japin tokën e tyre pushtuesit”, shkroi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Telegram.
Sipas rrjedhjeve të informacionit nga gazeta Wall Street Journal, Presidenti rus Putin i ka paraqitur administratës Tramp (Trump) një propozim për armëpushim që përfshin lëshime të rëndësishme territoriale nga Kievi dhe një angazhim për njohje globale të pretendimeve të saj.
“Ukraina është e gatshme të marrë vendime konkrete që mund të çojnë në paqe.
Çdo vendim kundër nesh, çdo vendim që përjashton Ukrainën, është gjithashtu një vendim kundër paqes dhe nuk do të çojë në asgjë.
Këto janë vendime të vdekura; ato nuk do të funksionojnë kurrë.
Dhe të gjithë kemi nevojë për një paqe të vërtetë dhe të gjallë që njerëzit ta respektojnë”, theksoi Presidenti Volodimir Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments