PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSIA PO I SHPALL LUFTË POPULLIT TONË PËR TË NA SHKATËRRUAR; SULMET NDAJ ENERGJISË JANË TË PAJUSTIFIKUARA; BOTA DUHET TË PËRGJIGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 21 hours ago
- 1 min read

Keiv, Ukrainë | “Nuk ka absolutisht asnjë justifikim ushtarak për sulmet ndaj sektorit të energjisë dhe infrastrukturës që i lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë dimrit.
Kjo është lufta e Rusisë konkretisht kundër popullit tonë, kundër jetës; një përpjekje për të copëtuar Ukrainën”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X) - pas sulmit rus në rajonet Dnipro dhe Zaporizhzhia.
“Është e rëndësishme, që partnerët tanë në të gjithë botën t'i përgjigjen këtij torturimi të qëllimshëm të popullit tonë nga Rusia.
Kjo është arsyeja pse mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe të gjitha format e ndihmës për shtetin tonë duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë.
Diskutimet diplomatike nuk mund të jenë pretekst për ngadalësimin e furnizimit me sisteme dhe pajisje të mbrojtjes ajrore që ndihmojnë në mbrojtjen e jetëve njerëzore.
Ne po punojmë me partnerët tanë për të siguruar një përgjigje adekuate”, tha Presidenti Zelenski.
Presidenti Zelenski tha gjithashtu se furnizimet me energji elektrike janë rikthyer në rajonin e Zaporizhzhia-s, ndërsa puna po vazhdon në rajonin e Dnipro-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments