PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: HESHTJA E AMERIKËS E INKURAJON PUTININ; RUSIA PO E ZGJAT LUFTËN DHE PO VRET ÇDO DITË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 25
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Çdo sulm i tillë terrorist rus është arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë.
Rusia po e zgjat këtë luftë dhe vazhdon të vrasë çdo ditë.
Bota mund të jetë me pushime, por lufta vazhdon, pavarësisht fundjavave dhe ditëve të javës.
Kjo nuk mund të injorohet. Heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në mbarë botën vetëm sa e inkurajojnë Putinin”.
Kështu shkroi Presidenti ukrainas Voldymir Zelenski në Telegram, duke dënuar sulmin masiv të mbrëmshëm ndaj Ukrainës që la 12 të vdekur dhe duke bërë thirrje për më shumë presion mbi Moskën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments