top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ENDE PO PRESIM MEMORANDUMIN NGA RUSIA; AJO VAZHDON TË INJOROJË THIRRJET PËR ARMËPUSHIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Rusia vazhdon të injorojë të gjitha thirrjet ndërkombëtare për armëpushim dhe vazhdon të kryejë vrasje.


Për më tepër, për më shumë se një javë, rusët nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin të ashtuquajturin memorandum që premtuan ta përgatisin menjëherë pas shkëmbimit të të burgosurve, 1000 ukrainas për 1000 rusë.


Ukraina nuk ka marrë asnjë dokument prej tyre, dhe as Turqia”.


Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e përsëriti këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke kujtuar raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta të planifikuara për të hënën në Stamboll.


Udhëheqësi ukrainas, gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, falënderoi Ankaranë dhe presidentin Erdogan për mbështetjen e përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page