PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ENDE NUK KA MARRËVESHJE SHBA-MOSKË-KIEV PËR DONBASIN; NEVOJITEN DISKUTIME TË MËTEJSHME MBI ÇËSHTJE TË NDJESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Ekzistojnë vizione për Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Ukrainën. Dhe ne nuk kemi një vizion të unifikuar për Donbasin”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski gjatë një interviste për agjencinë amerikane të lajmeve “Bloomberg”.
Ai komentoi kështu pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e kritikoi duke thënë se ishte i zhgënjyer nga udhëheqësi ukrainas, i cili, pretendoi se nuk e kishte lexuar ende propozimin, ndërsa Moska pajtohet me planin.
“Elementet e planit amerikan kërkojnë diskutime të mëtejshme mbi një numër çështjesh të ndjeshme, duke përfshirë garancitë e sigurisë dhe kontrollin mbi rajonet lindore”, tha Presidenti Zelenski, duke theksuar se Kievi po shtyn për një marrëveshje të veçantë mbi garancitë e sigurisë.
Presidenti Zelenski riafirmoi qëndrimin e Kievit se garancitë e sigurisë funksionojnë si mekanizmi i mbrojtjes së ndërsjellë i NATO-s, i njohur si Neni 5.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments