PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN SHKARKOI SOT NGA DETYRA MINISTRIN E TRANSPORTIT ROMAN STAROVOIT | PAS DISA ORËSH AI U GJET I VDEKUR; GAZETA “IZVESTIA” RAPORTON SE KREU VETËVRASJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read
Updated: Aug 10

Moskë, Federata Ruse | “Z. Roman Starovoit, ministri rus i Transportit, i cili, u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje”, sipas faqes së internetit të gazetës “Izvestia”.
Disa media ruse raportuan se z. Starovoit ishte përfshirë në një hetim për mashtrim në lidhje me ndërtimin e objekteve mbrojtëse në rajonin e Kursk-ut, ku ai kishte qenë guvernator për më shumë se pesë vjet, deri në maj 2024.
Si pjesë e këtij hetimi, pasardhësi i z. Starovoi si guvernator, z. Aleksei (Alexei) Smirnov, u arrestua prillin e kaluar.
Uebsajti i entit mediatik “Kommersant”, një e përditshme autoritative biznesi, shkruan se vetë z. Smirnov dhe të dyshuar të tjerë do të kishin dëshmuar kundër z. Starovoi, i cili, mund të ndalohej për t'u marrë në pyetje sonte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments