PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: MARRËVESHJE TË ARDHSHME PËR ARMËT STRATEGJIKE ME SHBA-ës PËR TË SIGURUAR PAQEN BOTËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 14
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin tha se kontaktet e ardhshme midis ShBA-ës dhe Rusisë, pas samitit të nesërm, mund të përqendrohen në marrëveshjet e reja mbi kontrollin strategjik të armëve bërthamore, të cilat, mund të sigurojnë paqen në të gjithë botën.
Ky qëllim, këmbënguli Presidenti Putin, mund të arrihet nëse arrijmë marrëveshje në sferën e armatimeve strategjike ofensive në fazat e ardhshme të negociatave.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton se New START, traktati i fundit i mbetur i kontrollit të armëve midis Moskës dhe Uashingtonit, do të skadojë në shkurtin e ardhshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments