PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: ARMËPUSHIM VETËM NË KONTEKSTIN E NEGOCIATAVE PËR PAQE; GATI PËR TË PUNUAR MBI NJË MEMORANDUM ME KIEVIN; NEVOJITEN KOMPROMISE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 19, 2025
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Duke rrëfyer bisedën e tij telefonike me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), presidenti Vladimir Putin e bëri të qartë se Rusia nuk është e interesuar për një armëpushim të menjëhershëm.
“Presidenti rus tha se kishte rënë dakord me presidentin amerikan që Moska të propozonte dhe është e gatshme të punojë mbi një memorandum për një traktat të mundshëm paqeje në të ardhmen që do të vendoste, ndër të tjera, një armëpushim të mundshëm për një periudhë të caktuar nëse arrihen marrëveshjet përkatëse”, citohet të ketë thënë presidenti Putin nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
“Rusia dhe Ukraina duhet të demonstrojnë gatishmërinë maksimale për të arritur paqen dhe për të gjetur kompromise që u përshtaten të dyja palëve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments