top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI UKRAINAS THOTË SE SULMI NË DNIPRO ËSHTË KRIM KUNDËR NJERËZIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26, 2023
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Një tjetër sulm me raketa ruse, një tjetër krim kundër njerëzimit.Ndërtesat e një klinike psikiatrike, dhe një klinike veterinare, në qytetin e Dnipros u shkatërruan”, shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) në rrjetin shoqëror virtual "Twitter". Vetëm një shtet i keq mund të luftojë kundër klinikave. Nuk mund të ketë asnjë qëllim ushtarak në këtë. Është terror i pastër rus”, shtoi ai. “Rusia zgjodhi rrugën e së keqes me vullnetin e saj të lirë dhe nuk do ta braktisë e vetme këtë rrugë. Ne duhet ta mposhtim terrorin dhe do ta bëjmë. Ukraina dhe e gjithë bota e lirë së bashku”, tha ai.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page