top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI KINEZ DEKLAROI SE KINA NUK DO TË LUFTOJË ME ASKËND.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 16, 2023
  • 1 min read

Shën Françesk, Amerikë | Kina nuk do të fillojë konflikt të armatosur me asnjë komb, tha presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), pas një samiti të nivelit të lartë, me presidentin amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), të mërkurën.


Kina nuk kërkon sfera ndikimi, dhe nuk do të luftojë një luftë të ftohtë, apo të nxehtë, me asnjë vend”, tha ai, në një mbledhje të liderëve të biznesit në Shën Françesk (San Francisko).


Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka përfituar nga rendi global i dominuar nga SHBA, tha ai, duke shtuar se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve ishin jetike për të dyja palët.


Unë besoj se sapo të hapet dera për marrëdhëniet Kinë-SHBA, ajo nuk do të mbyllet më”, tha ai.


Presidentë ranë dakord në samitin e tyre në Kaliforni për të rinovuar një marrëdhënie, që ka pasur vështirësi vitet e fundit, dhe për të forcuar komunikimet e drejtpërdrejta midis tyre.


Presidenti kinez tha se Kina dëshiron të vazhdojë të përmirësojë lidhjet e saj me Uashingtonin, dhe siguroi mikpritësit e tij amerikanë se vendi i tij nuk kërkon konfrontim me askënd.


Përtëritja e madhe e kombit kinez, nuk mund të arrihet pa një mjedis ndërkombëtar paqësor, dhe të qëndrueshëm”, tha presidenti kinez.


Ne kurrë nuk do të kthehemi në rrugën e rrahur të luftës, kolonizimit, plaçkitjes apo detyrimit në ndjekjen e modernizimit”, shtoi ai.


Lajm në përditësim, ...


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page