PRESIDENTI I VETËSHPALLUR SIRIAN AHMAD SHARAA (JOLANI): SIRIA PO RIMËKËMBET PAS 14 VITESH LUFTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Damask, Siri | Me rastin e fillimit të Festës së Sakrificës (Eid al Adha), festës kryesore në kalendarin mysliman, presidenti i vetëshpallur sirian Ahmad Sharaa (Jolani), i cili mori detyrën e ish-diktatorit Bashar al Assad dhjetorin e kaluar, u shfaq në një video të shkurtër, të regjistruar dhe të transmetuar nga zyra e tij në Damask, për t'u shprehur urimet e tij më të mira të gjithë sirianëve, përfshirë ata në kampet e refugjatëve.
“Siria po rimëkëmbet nga vuajtjet e 14 viteve të fundit”, tha z. Sharaa, duke iu referuar konfliktit të brendshëm dhe rajonal që shpërtheu në vitin 2011 dhe që është ende pjesërisht duke vazhduar në vend.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios