AHMAD SHARAA (JOLANI) U BËRI THIRRJE KRYENGRITËSVE NGA PAKICA ALAVITE E PRESIDENTIT BASHAR AL-ASSAD QË TË DORËZOJNË ARMËT | 162 CIVILË NGA GRUPI SHIIT U VRANË NGA FORCAT E SIGURISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Damask, Siri | Udhëheqësi sirian Ahmad Sharaa (Jolani) këtë mbrëmje u bëri thirrje kryengritësve nga pakica alavite e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad që të dorëzojnë armët para se të jetë tepër vonë pasi të paktën 162 civilë nga grupi shiit u vranë nga forcat e sigurisë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Z. Sharaa premtoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë për monopolin e armëve në duart e shtetit dhe nuk do të ketë më armë të parregulluara.
“Ju sulmuat të gjithë sirianët dhe bëtë një gabim të pafalshëm. Lini armët dhe dorëzohuni para se të jetë tepër vonë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios