PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: BISEDIMET NË MAIEMI ISHIN TË MIRA; JAM MIRËNJOHËS NDAJ SHBA-ës PËR KOHËN E INVESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Presidenti i Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane, të cilat, u zhvilluan në Floridë (dje - të dielën”.
Kjo sipas entit mediatik “Ukrinform”, i cili, citoi një mesazh nga presidenti Zelenski në llogarinë e tij në platformën sociale virtuale “Telegram”.
“Sot, pas punës së ekipeve në Shtetet e Bashkuara, kreu i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, raportoi mbi parametrat kryesorë të dialogut, pikat e tij kryesore dhe disa rezultate paraprake”, shkroi Presidenti Zelenski.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë. Pres me padurim të marr një raport të plotë nga ekipi ynë gjatë një takimi personal”, shtoi ai.
“Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov, tha se bisedimet e Floridës kishin çuar në përparim të konsiderueshëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe kishin afruar qëndrimet e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”, e thënë kjo sipas entit mediatik “Ukrinform”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments