top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG: KRYETARI I RI I BASHKISË SË JORKUT TË RI E URREN DHE E PËRÇMON IZRAELIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Mamdani e urren dhe e përçmon vendin tonë”.


Presidenti izraelit Isak (Isaac) Herzog sulmoi ashpër kryetarin e parë mysliman të bashkisë së Jorkut të Ri, qytetit ku jeton komuniteti më i madh hebre jashtë Izraelit, me mbi një milion banorë.


Një komunitet i larmishëm dhe i ndarë, një e treta e të cilit votoi për Mamdanin, pavarësisht akuzave të tij për gjenocid kundër qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanjahu.


Zhvillimet e fundit në Nju Jork Siti (New York City) kanë ndezur kambanat e alarmit”, paralajmëroi Preaidenti Herzog të dielën, në darkën e 101-të vjetore të Hanukkah-ut të Universitetit Yeshiva, në Big Apple, ku mori një diplomë nderi.


Këtu, ne dëshmojmë ngritjen e një kryetari bashkie të sapozgjedhur, i cili, nuk bën asnjë përpjekje për të fshehur përbuzjen e tij për shtetin demokratik hebre të Izraelit, të vetmin shtet kombëtar të popullit hebre”, tha Presidenti Herzog.


Ai komentoi gjithashtu mbi një protestë anti-Izrael të mbajtur muajin e kaluar gjatë një eventi në një sinagogë në Manhatan që inkurajonte aliyah-n, kthimin (gjeografik dhe shpirtëror) të hebrenjve në Izrael dhe përgjigjen e z. Mamdani.


Përgjigja e kryetarit të ardhshëm të bashkisë, ishte se linte të kuptohej se hebrenjtë që synojnë të realizojnë ëndrrën përfundimtare sioniste po shkelin ligjin ndërkombëtar dhe shenjtërinë e sinagogës. Kjo retorikë është skandaloze.


Delegjitimimi i të drejtës së popullit hebre për atdheun e tyre të lashtë dhe ëndrrës së tyre mijëvjeçare për Jerusalemin legjitimon dhunën dhe minon lirinë fetare”, tha Presidenti Herzog, duke e quajtur këtë sjellje si anti-hebraike ashtu edhe anti-amerikane.


Presidenti Herzog dha alarmin për rritjen e antisemitizmit në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Gjatë protestës, demonstruesit bënë thirrje për intifadë, festuan grupet e rezistencës dhe frikësuan hebrenjtë e pranishëm.


Kur u pyet për gjuhën e dhunshme, zëdhënësi i z. Mamdani u përgjigj se kryetari i zgjedhur i bashkisë do të dekurajonte gjuhën e përdorur, por se këto hapësira të shenjta nuk duhet të përdoren për të promovuar aktivitete në shkelje të ligjit ndërkombëtar.


Kryetari i ri i bashkisë e ka përshkruar kauzën palestineze si qendrore për identitetin e tij dhe, si student, themeloi degën universitare të Studentëve për Drejtësi në Palestinë.


Kryetari 34-vjeçar socialist-demokrat - i cili, do të marrë detyrën më 1 janar, duke lënë apartamentin e tij modest me dy dhoma gjumi në Kuins (Queens) për rezidencën zyrtare luksoze të kryetarit të bashkisë në Manhattan për arsye sigurie - e ka akuzuar shpesh Izraelin për gjenocid në Gazç.


Duke cituar një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ai premtoi të arrestojë kryeministrin Benjamin Netanjahu nëse ai viziton ndonjëherë Jorkun e Ri.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page