top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI HERZOG ME FOTON E 1 VJEÇARIT QË MBAHET PENG NGA HAMASI THA NË DAVOS SE: “NE LUFTOJMË PËR LIRINË E BOTËS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 18, 2024
  • 3 min read
ree

Davos, Zvicër | Nga podiumi në Davos, si një paralajmërim me foton e të voglit Kfir Bibas - foshnja flokëkuqe që sot mbush një vjeç, i cili, mbahet si i burgosur (peng) nga Hamasi në Gaza - presidenti izraelit Isak (Isaac) Herzog lëshoi një paralajmërim për konfliktin e vazhdueshëm me Hamasin.

Ai gjithashtu tregoi se pas masakrës së 7 tetorit 2023, pikën kryesore të periudhës së pasluftës, në rastin e lindjes së mundshme të një shteti palestinez.

Çfarë garancie sigurie do të ketë për qytetarët izraelitë?” pyeti kreu i shtetit, ndërsa qindra balona u ngritën në qiell në Tel Aviv, në homazh të vogëlushit Kfir Bibas për “ditëlindjen më të shëmtuar në botë.

Sipas presidentit Herzog çështja paraprake mbetet pikërisht ajo e lidhur me sigurinë për qytetarët izraelitë.

Izraeli - vazhdoi ai - dëshiron të jetojë në paqe, dhe ekziston një dëshirë e fortë për bashkëjetesë, si midis izraelitëve dhe palestinezëve, por, terrorizmi duhet të eliminohet.

Unë nuk e mohoj - shtoi ai - tragjedinë njerëzore në Gaza, është e dhimbshme të shohësh që fqinjët tanë po vuajnë kaq shumë, por ne kemi të drejtë të mbrohemi. Çfarë mund të bëjmë nëse terroristët fshihen mes civilëve?

Ishte Benjamin Netanjahu ai që vuri një pengesë në pritjet e SHBA-së, për lindjen e një shteti palestinez, si një forcë shtytëse, për zgjidhjen e krizës.

Sipas thashethemeve nga NBC, kryeministri ka refuzuar propozimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Entëni Blinken (Antony Blinken) për një normalizim të marrëdhënieve me Arabinë Saudite, në këmbim të një rruge për lindjen e një shteti palestinez.

Sekretari Blinken - sipas të njëjtave thashetheme - bëri thirrje gjithashtu për një ndryshim në udhëheqjen aktuale në Jerusalem, nëse situata aktuale e konfliktit, nuk do të përsëritet.

Dita pas Netanyahut” do të thotë lindja e një shteti palestinez që është kundër “shumicës së qytetarëve të Izraelit”, tha kryeministri, duke konfirmuar kështu refuzimin e propozimit të SHBA-së.

Për 30 vjet - tha ai - kam qenë konsekuent duke mbajtur një gjë të thjeshtë: konflikti nuk ka të bëjë me mungesën e një shteti, por me ekzistencën e një shteti.

Nga çdo territor nga i cili ne tërhiqemi - shpjegoi ai - do të kemi terror. Kjo ndodhi në Libanin jugor, në Gaza, Judea dhe Samari (Bregu Perëndimor).

Kryeministri Netanjahu shtoi se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë në të gjitha frontet, derisa të arrihen të gjitha objektivat, duke përfshirë lirimin e pengjeve, për të cilat, presioni ushtarak është vendimtar.

Fitorja - nënvizoi ai - do të duhen edhe disa muaj, por ne jemi të vendosur ta arrijmë.

Ai përsëriti se në periudhën e pasluftës në Gaza nuk do të ketë asnjë parti që edukon terrorin, e financon atë, dhe dërgon terroristë kundër Izraelit.

Në ditën e 104-të të luftës, ushtria izraelite vazhdoi të godiste Rripin e Gazës nga veriu në jug.

Numri i të vdekurve - sipas Hamasit, i cili nuk bën dallim mes civilëve të vrarë dhe milicëve - është rritur në 24620.

Agjencia palestineze e lajmeve Uafa (Wafa) raportoi se në Rafah, në jug, pranë Egjiptit, një sulm izraelit la 19 të vdekur, kryesisht fëmijë dhe gra.

Sipas transmetuesit të Katarit Al Jazeera, sulmi ndodhi në një zonë të shpallur të sigurt nga Izraeli.

UNRWA - agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë - ka njoftuar se 151 punonjës të saj janë vrarë që nga fillimi i armiqësive në Gaza.

Jo shumë larg Rafahut, në Kan Junis (Khan Yunis), ushtria izraelite pushtoi postin Shuhada, bastioni më i madh i Hamasit në zonë, dhe shkatërroi fabrikën më të madhe të Hamasit për prodhimin e raketave dhe armëve në qendër të Rripit.

Tensioni nuk po zbutet as në Liban, ku vazhdojnë të mbërrijnë raketa nga Hezbollahu, të ndjekura nga sulmet e Izraelit. Ministri i Mbrojtjes Gallant paralajmëroi se Izraeli duhet të përgatitet për një përkeqësim të situatës.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page