PRESIDENTI I SAPOZGJEDHUR I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË NDALOJ BLERJEN E NAFTËS NGA VENEZUELA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 18, 2024
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump), ka thënë se dëshiron të ndalojë vendin e tij që të vazhdojë të blejë naftë nga Venezuela.
“Ne kemi më shumë energji se çdo vend tjetër. Ne do ta përdorim atë. Ne nuk kemi pse të blejmë energji nga Venezuela, pasi kemi 50 herë më shumë. Ajo që ne po bëjmë është e çmendur”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, raportuar nga mediat lokale.
Z. Tramp kritikoi varësinë nga importet e huaja dhe premtoi të forcojë prodhimin vendas si një masë për të siguruar pavarësinë energjetike.
“Ne nuk do të ndalemi derisa Amerika të jetë më e pasur, më e sigurt dhe më e fortë se kurrë”, tha ai.
“Ata do të duhet të marrin përsëri të gjithë emigrantët. Nëse nuk e bëjnë, do të trajtohen shumë ashpër ekonomikisht”, tha ai, duke folur për çështjen e emigrantëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments