top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UNESCO: DHUNA ONLINE NDAJ GAZETAREVE FEMRA PO RRITET | SHPIFJA + NGACMIMI KIBERNETIK + GJUHA E URREJTJES: 26% E VIKTIMAVE PATI PASOJA PËR SHËNDETIN MENDOR | 30% E VIKTIMAVE U VETËCENSUA NË PUNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28, 2024
  • 2 min read
ree

Punta Arenas, Kili | Nëse profesioni i gazetarisë është ekspozuar ndaj rreziqeve gjithnjë e më të mëdha vitet e fundit, ai është edhe më e vështirë për gratë.

 

Midis viteve 2021 dhe 2022 përqindja e gazetareve femra të vrara pothuajse u dyfishua (duke shkuar nga 6 në 11% të totalit).

 

Dhuna në internet bëhet e dukshme - me shpifje, dezinformim, ngacmim kibernetik dhe gjuhë të urrejtjes - nga e cila gazetaret femra të të gjitha statuseve thonë se kanë vuajtur në një masë të madhe (të paktën 73% e grave të intervistuara në një sondazh të kryer nga UNESCO në 125 vende, mbi një kampion prej 900 gazetaresh dhe i botuar në vitin 2022).

 

Kjo u diskutua në Kongresin e 25-të Botëror të Shoqatës së Grave Gazetare dhe Shkrimtare (AMMPE World) në Punta Arenas, Antarktik Kili, me 144 profesionistë nga pesë kontinentet.

 

Dhuna në internet ka efekte të drejtpërdrejta në jetën reale të gazetarëve që e kanë pësuar.

 

Sipas të dhënave të UNESCO-s, të paraqitura në Punta Arenas nga z. Serxhio (Sergio) Pinto, këshilltar i zyrës rajonale të UNESCO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet, për 26% të viktimave dhuna prodhoi pasoja për shëndetin mendor, ndërsa për 30% ishte një faktor vendimtar në zgjedhjen e autocensurës.

 

Dhuna me bazë gjinore mbetet një nga kërcënimet më serioze për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes”, përsëriti z. Pinto.

 

UNESCO mbështet një apel urgjent për veprime kolektive me synimin për të çrrënjosur këtë plagë që prek gazetaret femra.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page