PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): EVROPA LINDI PËR TË KAPËRCYER LOGJIKËN E LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12
- 1 min read

Romë, Itali | “Ndërtimi i Evropës për të kapërcyer logjikën e konfliktit dhe luftës, për të shmangur shtypjen e njeriut nga njeriu, për të riafirmuar dinjitetin e çdo qenieje njerëzore, të çdo personi.
Ky ishte mesazhi i fuqishëm që erdhi nga udhëheqësit antifashistë të burgosur në ishull, mësimet e jetës së të cilëve përfaqësojnë një shembull për brezat e rinj.
Momentet e njëpasnjëshme edukative dhe takimesh jehojnë si konfirmim i rëndësisë së asaj që lindi në Ventotene, mes vuajtjeve të izolimit.
Është një detyrë e destinuar të përsëritet për çdo brez, ajo e realizimit të vlerave të lirisë që karakterizuan luftën e themeluesve”.
Kjo u deklarua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Mattarella), në një mesazh dërguar Zv/presidentes së Parlamentit Europian, Pina Piçierno (Picierno), me rastin e Konferencës së parë Europiane të Ventotene për Paqe dhe Demokraci.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments