top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: KAPACITETET USHTARAKE TË IRANIT NUK JANË REDUKTUAR NË ZERO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Paris, Francë | Aftësitë ushtarake të Iranit nuk janë reduktuar në zero”.


Kështu tha Presidenti Emanuel Makron në përgjigje të gazetarëve në fund të një videokonference me udhëheqësit e G7-ës.


Duke hapur takimin, kreu i shtetit francez theksoi nevojën për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur.


Pamjet e fjalimit të Presidentit Makron u botuan në profilin e Pallatit Elize (Élysée), në rrjetin social virtual Iks (X).


Kanë kaluar 11 ditë që kur operacionet kundër Iranit filluan për të ndaluar programin e tij bërthamor balistik. Ne të gjithë po i ndiejmë pasojat ekonomike globale.


Kjo është arsyeja pse mendoj se është shumë e rëndësishme të mbetemi të koordinuar ngushtë”, tha Presidenti Makron, duke hapur takimin me video-konferencë me udhëheqësit e G7-ës, përfshirë Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), pas samiteve të G7-ës për Financën dhe Energjinë në ditët e fundit.


Duke prezantuar procedurat nga Parisi, Presidenti Makron propozoi më pas që udhëheqësit të organizojnë diskutimet rreth tre pikave themelore:

1- Së pari, të kemi një përditësim mbi situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm, për këtë, Danlld (tha ai duke iu drejtuar Presidentit të ShBA-ës) është një shans që të kemi këtu, për të marrë përditësime mbi sulmet aktuale dhe atë që po ndodh në terren.


2- Së dyti, mendoj se është e rëndësishme të koordinohemi për të siguruar që liria e lundrimit të rivendoset qartë në Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur.


Ne gjithashtu duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe në Bab-el-Mandeb, i cili, është gjithashtu shumë i ndjeshëm, dhe ne jemi qartësisht të gatshëm të riaktivizojmë disa operacione të kryera në të kaluarën.


3- Tema e tretë e diskutimeve tona duhet të jetë koordinimi ekonomik (vazhdoi Presidenti Makron dhe presidenti aktual i radhës i G7-ës), duke kujtuar, ndër të tjera, njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të liruar 400 milionë fuçi rezerva strategjike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page