PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: PAS ARMËPUSHIMIT NË UKRAINË NE MUND T'I LARGOJMË TRUPAT FRANCEZE NGA FRONTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Trupat franceze mund të dërgohen në Ukrainë, larg vijës së frontit, pasi të arrihet një armëpushim”.
Kështu tha Presidenti francez Emanuel Makron në radion “RTL”.
“Ne kurrë nuk planifikuam të ishim në vijën e frontit, por forcat e sigurisë mund të vendosen në vende rezervë në Kiev ose Odessa, për shembull”, tha Presidenti Makron.
Më tej ai shtoi se një forcë ajrore e sigurisë mund të vendoset edhe në vendet fqinje me Ukrainën.
“Nuk ka nevojë t'i trembësh francezët. Shoh shumë njerëz që përpiqen të krijojnë frikë duke thënë se do të dërgojnë menjëherë trupa franceze. Kjo është e rreme”, tha Presidenti Makron.
Presidenti Emanuel Makron akuzoi Presidentin Vladimir Putin se nuk dëshironte armëpushim.
“Nëse do ta donte, do ta bënte. Ai vazhdon të vrasë civilë, përfshirë në Kiev, dhe të shkatërrojë metodikisht gjithçka që lidhet me energjinë dhe energjinë elektrike për ta zhytur popullsinë në të ftohtë. Përballë Rusisë, ne duhet të tregojmë se nuk jemi të dobët”, tha Presidenti Makron.
Sipas Presidentit Makron, Moska bëri një zgjedhje strategjike dhjetë vjet më parë; të kthehej në të qenit fuqi perandorake.
Lidhur me planin e paqes të Presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), ai deklaroi se ai ka kuptim, por paralajmëroi se paqja nuk duhet të rezultojë në kapitullim të Ukrainës.
“Ka elementë që meritojnë të diskutohen dhe përmirësohen”, tha Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments