PRESIDENTI EMANUEL MAKRON PO NDRYSHON DOKTRINËN BËRTHAMORE FRANCEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 3
- 2 min read

Paris, Francë | Pas luftës në Lindjen e Mesme, Presidenti Emanuel Makron po ndryshon doktrinën bërthamore franceze dhe po bën një hap vendimtar përpara në projektin evropian të Parisit për energjinë bërthamore.
Tetë vende kanë shprehur tashmë gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Francën, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, por jo Italinë.
“Është koha që Evropa të marrë fatin e saj në duart e veta”, tha Presidenti Makron në një fjalim në bazën e nëndetëseve bërthamore në Île Longue, Brittany.
Ai njoftoi se Parisi do të rrisë kokat e tij bërthamore (aktualisht 290) dhe nuk do të zbulojë më numrin e atyre në dispozicion.
Në të njëjtën kohë, do të lançohet një strategji e avancuar parandaluese, duke lejuar që avionët francezë të armatosur bërthamorë të vendosen në vendet që kanë nënshkruar iniciativën.
Aktualisht, këto janë Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Belgjika, Danimarka, Polonia, Suedia dhe Greqia.
“Unë dhe Makroni kemi krijuar një grup drejtues bërthamor në të cilin koordinojmë çështjet e parandalimit. Ne synojmë të miratojmë masa konkrete deri në fund të vitit, duke përfshirë pjesëmarrjen konvencionale të Gjermanisë në ushtrimet bërthamore franceze”, shpjegoi Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në rrjetin social virtual Iks (X).
Strategjia e re bërthamore duket se po i afron Parisin dhe Berlinin, duke zbehur tensionet që janë shfaqur javët e fundit mbi projektin e përbashkët të super-avionëve luftëtarakë.
“Londra, Parisi dhe Berlini do të punojnë së bashku në projekte për raketa me rreze shumë të gjatë veprimi”, shpjegoi Presidenti Makron, duke u përpjekur të shuajë menjëherë çdo konflikt të mundshëm me NATO-n.
Doktrina e re e pengesës bërthamore - specifikoi ai - është plotësisht plotësuese e strategjisë mbrojtëse të Aleancës.
Përtej fjalëve të përdorura, Parisi po përpiqet në mënyrë efektive të përshpejtojë ritmin e autonomisë strategjike evropiane.
Po e bën këtë duke ndjekur një kuadër ndërqeveritar, i vetmi i qëndrueshëm në sektorin e mbrojtjes, dhe në mes të një lufte, asaj në Lindjen e Mesme, e cila, mund të ketë efekte të paparashikueshme në Kontinentin e Vjetër.
Kërcënimi i vazhdueshëm rus dhe besueshmëria e zvogëluar e Amerikës së Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) janë dy përbërës të tjerë kryesorë të këtij ndryshimi francez dhe evropian, i cili, jo rastësisht, pa mbështetjen e menjëhershme të Mbretërisë së Danimarkës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments