PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: LUFTA NË UKRAINË ËSHTË DËSHTIM I TREFISHTË PËR RUSINË; EVROPA E BASHKUAR EKSPOZOI BRISHTËSINË E NJË IMPERIALIZMI TË VJETËRUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Paris, Francë | “Lufta në Ukrainë është një dështim i trefishtë për Rusinë; ushtarak, ekonomik dhe strategjik”.
Kështu shkroi Presidenti Emanuel Makron në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X) - katër vjet pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Ndërsa Kremlini premtoi të pushtonte Ukrainën brenda pak ditësh, vetëm 1% e territorit ukrainas është pushtuar”, shkroi Presidenti Makron - duke shtuar se Kievi madje ka rifituar disa terrene.
“Me çfarë kostoje për rusët? Mbi 1.2 milion ushtarë rusë janë plagosur ose vrarë. Numri më i lartë i viktimave ruse në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore.
Përballë këtyre humbjeve, Rusia po rekruton njerëz nga kontinenti afrikan për të luftuar në frontin ukrainas, shpesh pa asnjë trajnim paraprak.
Kjo luftë është një dështim i trefishtë për Rusinë: ushtarak, ekonomik dhe strategjik.
Ajo ka forcuar NATO-n, zgjerimin e së cilës kërkoi të parandalonte, ka bashkuar evropianët që synonte të dobësonte dhe ka ekspozuar brishtësinë e një imperializmi të vjetëruar”, shkroi Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments