PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: MË SHUMË PAJISJE USHTARAKE NË GROENLANDË NË DITËT NË VIJIM; FRANCA DHE EVROPIANËT DUHET TË VAZHDOJNË TË JENË TË PRANISHËM KUDO QË KËRCËNOHEN INTERESAT E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 15
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron tha sot (duke folur para Forcave të Armatosura në bazën franceze në Istres, në jug të vendit) se Franca do të dërgojë burime shtesë tokësore, ajrore dhe detare në Groenlandë në ditët në vijim; ku një grup i parë prej rreth 15 ushtarësh mbërriti këtë mëngjes për të marrë pjesë në Operacionin “Arctic Endurance”.
Presidenti Makron shtoi se Franca dhe evropianët duhet të vazhdojnë të jenë të pranishëm kudo që kërcënohen interesat e tyre; pa përshkallëzim, por pa kompromentuar respektin për sovranitetin territorial.
“Në Groenlandë, Franca ka vendosur t'i bashkohet stërvitjes që u planifikua dhe u nis në mënyrë të pavarur nga Danimarka si pjesë e misionit ‘Arctic Endurance’.
Një ekip i parë ushtarësh francezë është tashmë në vend dhe do të përforcohet në ditët në vijim me asete tokësore, ajrore dhe detare. Në Groenlandë, një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, evropianët kanë një përgjegjësi të veçantë.
Sepse ai territor i përket Bashkimit Evropian dhe është një nga aleatët tanë të NATO-s”, tha Presidenti Makron.
“Ky është roli që Franca duhet të luajë; të jetë në dispozicion të vlerësimit të kërcënimit. Të dijë si të përshtatet. Dhe të qëndrojë përkrah një shteti sovran për të mbrojtur territorin e tij”, tha Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments