top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: SHBA-ës PO DISTANCOHEN NGA ALEATËT E TYRE DHE NGA NORMAT NDËRKOMBËTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Shtetet e Bashkuara të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) po distancohen progresivisht nga disa aleatë dhe po divorcohen nga rregullat ndërkombëtare”.


Kështu tha Presidenti Emanuel Makron në fjalimin e tij vjetor para ambasadorëve francezë.


Në fjalimin e tij, Presidenti Makron përmendi gjithashtu një formë të agresionit neokolonial që është gjithnjë e më e pranishme në marrëdhëniet diplomatike.


Institucionet e multilateralizmit po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive; po shkojmë drejt një bote fuqish të mëdha me një tundim të vërtetë për ta copëtuar planetin”, tha Presidenti Makron.


Ne e hedhim poshtë kolonializmin e ri dhe imperializmin e ri, por gjithashtu e hedhim poshtë vasalizimin dhe disfatizmin.


Ajo që kemi arritur të arrijmë për Francën dhe në Evropë është një hap në drejtimin e duhur. Më shumë autonomi strategjike, më pak varësi nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, tha Presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page