top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON MBËRRITI NË MBRETËRINË E BASHKUAR PËR VIZITË SHTETËRORE TRE DITORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 2 min read

Updated: Aug 10

ree

Londër, Britania e Madhe | Presidenti francez Emanuel Makron nisi me madhështi një vizitë shtetërore tre-ditore të shumëpritur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u prit me gruan e tij Brixhit (Brigitte) pas mbërritjes në bazën ushtarake angleze në Northolt nga Princi i Kurorës Uilliam (William) dhe nga Princesha Keit (Kate) në emër të Mbretit Çarls (Charles) III.


Kjo është vizita e tretë solemne zyrtare nga një kryetar shteti nga një vend i BE-së që nga referendumi i Brex-it në vitin 2016 (pas atyre të familjes mbretërore spanjolle në vitin 2017 dhe holandeze në vitin 2018); por e para që nga hyrja në fuqi e marrëveshjeve të Brex-it.


Qëllimi është të certifikohet rinisja e boshtit dypalësh midis dy aleatëve historikë - si në një ribotim të Entente Cordiale të vitit 1904 - në sfondin e rivendosjes së marrëdhënieve midis ishullit dhe BE-së të vulosura në muajt e fundit nga qeveria laburiste e kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer), pas fibrilacioneve të epokës konservatore, megjithëse pa vënë në pikëpyetje daljen e Londrës nga klubi i Brukselit, tregu i vetëm dhe qarku mbi lirinë e lëvizjes së njerëzve.


Protokolli i sotëm përfshin:

1- Pritjen e ofruar nga Mbreti Çarls (Çarls) III - i njohur si frankofil - dhe Mbretëresha Kamila në pallat për çiftin presidencial të Francës, me një paradë karrocash shoqëruese dhe një përmbledhje të njësive ushtarake me uniformë të plotë nën tingujt e dy himneve kombëtare.

2- Nderin që iu dha Presidentit Makron për të mbajtur një fjalim para Parlamentit të Uestminsterit (Westminsterit) të mbledhur në seancë të përbashkët.


Nesër, kreu i Elizesë do të takohet ballë për ballë me kryeminsitrin Starmër (Starmer) dhe do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet mbi zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.


Ndërsa të enjten ai do ta mbyllë vizitën me samitin dypalësh, të zgjeruar për ministra të ndryshëm dhe të fokusuar në politikën e jashtme (kryesisht në udhëheqjen e përbashkët të të ashtuquajturit Koalicion i të Gatshmëve për Ukrainën, me shtimin e një lidhjeje video me Konferencën e Romës për rindërtimin), në shkëmbimin ekonomik dhe në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit të paligjshëm në rrugën e Kanalit midis Francës veriore dhe Anglisë jugore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page