PALLATI ELIZE: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON I BËRI THIRRJE PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN PËR ARMËPUSHIM DHE PËR NEGOCIATA ME UKRAINËN; MBËSHTETJE E PALËKUNDUR PËR SOVRANITETIN DHE INTEGRITETIN TERRITORIAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 1
- 1 min read
Updated: Aug 10

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron foli sot në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Francës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Kjo u mësua nga një burim në Pallatin Elize, sipas të cilit, Presidenti Makron i bëri një apel Presidentit Putin që të shpallë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të nisë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë për një zgjidhje të fortë dhe të qëndrueshme të konfliktit.
“Të dy presidentët do të vazhdojnë të flasin me njëri-tjetrin edhe për këtë pikë”, shtoi burimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments