PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: IZRAELI DUHET TË PRANOJË BISEDIMET E PROPOZUARA NGA LIBANI; FRANCA OFRON MIKPRITJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron i bën thirrje Izraelit të pranojë gatishmërinë e qeverisë libaneze për t'u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta, në të cilat, duhet të përfaqësohen të gjitha segmentet e shoqërisë dhe ofron t'i presë ata në Paris.
“Fola dje me Presidentin Aun (Aoun), Kryeministrin Salam dhe Kryetaren e Parlamentit Berri.
Duhet bërë gjithçka e mundur për të parandaluar që Libani të bjerë në kaos”, shkroi Presidenti Makron në rrjetin social virtual Iks (X).
“Hezbollahu duhet të ndalojë menjëherë përshkallëzimin e konfliktit. Izraeli duhet të braktisë ofensivën e tij në shkallë të gjerë dhe të ndërpresë sulmet e tij masive ajrore, veçanërisht duke pasur parasysh se qindra mijëra njerëz tashmë kanë ikur nga bombardimet”, tha Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments