PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: GJITHÇKA ËSHTË GATI PËR PAQE; VETËM MOSKA REFUZON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Gjithçka është gati për paqen, vetëm Rusia e refuzon atë”.
Kështu tha Presidenti Emanuel Makron në një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris me Presidentin Volodimir Zelenski.
Pasi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në bazën ushtarake Villacoublay për blerjen e mundshme të deri në 100 avionëve luftarakë “Rafale” nga Kievi gjatë dhjetë viteve të ardhshme, Presidentët Makron dhe Zelenski udhëtuan për në Mont-Valérien, pak jashtë Parisit, ku ndodhet selia e “Forcës Shumëkombëshe Ukrainase”, e cila, përfshin Koalicionin e të Gatshmëve për Kievin.
“Një ditë e mrekullueshme”, thuhet në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X) nga presidenti Makron, i cili, mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes me Presidentin Zelenski.
“Me këtë pakt, Franca dhe Ukraina kanë arritur një fazë të re në mbështetjen e tyre për Ukrainën”, tha Presidenti Makron në një konferencë për shtyp.
“Që nga dita e parë, ne bëmë zgjedhjen për të mbështetur Ukrainën pa asnjë dyshim dhe pa hezitim. Një angazhim për sigurinë e të gjithë evropianëve”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments