PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: TË SHMANGET TËRHEQJA E IRAKUT NË KONFLIKTIN AKTUAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se kishte folur me Presidentin e rajonit autonom të Kurdistanit irakian, Neçirvan (Nechirvan) Barzani, të cilit, i shprehu mbështetjen e tij pas sulmit të papranueshëm në rezidencën e tij në Dohuk që ndodhi këtë mëngjes.
Për Presidentin Makron, sovraniteti i Irakut dhe i Kurdistanit brenda tij është thelbësor për stabilitetin rajonal.
“Duhet bërë gjithçka e mundur për të parandaluar që Iraku të përfshihet në përshkallëzimin aktual. Franca mbetet e përkushtuar për të mbështetur partnerët e saj irakianë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments