PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: ARMËPUSHIMI I LIBANIT ËSHTË I MIRË POR KAM FRIKË SE ËSHTË DOBËSUAR NGA OPERACIONET USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Paris, Francë | “Ofroj mbështetjen time të plotë për armëpushimin midis Hezbollahut dhe Izraelit, të shpallur dje nga Presidenti Tramp (Trump).
Gjithashtu shpreh shqetësimin tim se ai mund të jetë dobësuar tashmë nga vazhdimi i operacioneve ushtarake.
Bëj thirrje që të garantohet siguria e popullsisë civile në të dyja anët e kufirit libano-izraelit”.
Kështu shkroi Presidenti Emanuel Makron në një mesazh të botur në rrjetin social virtual Iks (X).
“Hezbollahu duhet të dorëzojë armët. Izraeli duhet të respektojë sovranitetin libanez dhe t'i japë fund luftës”, tha Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments