PRESIDENTI DE-FAKTO I PERUSË HOZE HERI (JOSÉ JERÍ): NUK E PËRJASHTOJ SULMIN NDAJ AMBASADËS MEKSIKANE PËR TË KAPUR ISH-KRYEMINISTREN BECI ÇAVEZ (BETSSY CHÁVEZ) - E CILA KA KËRKUAR AZIL POLITIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Limë, Peru | “Unë nuk vendos kufizime”.
Kështu tha Presidenti de-fakto i Perusë, Hoze Heri (José Jerí), duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi në ambasadën meksikane, ku ish-kryeministrja Beci Çavez (Betssy Chávez) ka kërkuar azil politik.
Ky veprim çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
I intervistuar nga enti mediatik “El Comercio” dhe i pyetur të komentonte vendimin gjyqësor të premten e kaluar që urdhëroi që ish-Kryeministren Çavez (Chavez) të mbahej në paraburgim për pesë muaj, Presidenti Heri (Jerí) tha se:
1- “Meksika e di që nëse Beci Çavez (Betssy Chávez) largohet nga ambasada, ajo do të kapet menjëherë”.
“Ende nuk kemi diskutuar me Kryeministrin dhe Kabinetin se çfarë masash specifike do të ndërmarrim.
Do të mendojmë gjatë dhe me kujdes.
Çdo veprim duhet të shqyrtohet me kujdes bazuar në kufizimet dhe angazhimet ndërkombëtare që kemi.
Sot, ekziston një mandat gjyqësor dhe unë jam i hapur për të gjitha llojet e hipotezave dhe vendimeve.
Nuk e kufizoj veten,nëse na duhet të hyjmë në ambasadën meksikane, do të bëhet.
Jam përpjekur, me gjeste konkrete që shumë nuk i prisnin, të sigurohem që dora ime të mos dridhet. Jam i bindur se të gjithë gjykohemi nga veprimet tona”, tha Presidenti Heri (Jerí).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments