PRESIDENTI DANNLD TRAMP (DONALD TRUMP): NDRYSHIMI I REGJIMIT ËSHTË ARRITUR NË IRAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Avioni presidencial “Air Force One” (Forca Ajrore Nr. 1) | “Ndryshimi i regjimit është arritur në Iran”.
Kështu tha Presidenti Dannld Tramp (Donald Trump) në bordin e “Air Force One”.
“Kemi pasur një ndryshim regjimi. Një regjim u shkatërrua, regjimi tjetër është i gjithi i vdekur dhe tani kemi të bëjmë me një regjim të tretë, me njerëz të ndryshëm nga më parë. Dhe unë e konsideroj këtë një ndryshim regjimi. Sinqerisht, ata janë të arsyeshëm.
Ne shkatërruam shumë objektiva sot. Ishte një ditë e shkëlqyer.
Po negociojmë me ta drejtpërdrejt dhe tërthorazi.
Siç e dini, ata na dhanë 10 anije në ditët e fundit, dhe sot na dhanë, si një homazh dhe një shenjë respekti, 20 anije shumë të mëdha që do të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit duke filluar nesër në mëngjes”, tha Presidenti Tramp (Trump).
“Po shkojmë shumë mirë në negociata por nuk arrini kurrë atje me Iranin.
Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje, por është gjithashtu e mundur që të mos ketë një të tillë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
“Kemi shumë mundësi”, tha Presidenti Tramp (Trump), kur u pyet për mundësinë e vendosjes së trupave në terren.
“Ai mund të jetë gjallë, por ndoshta i plagosur rëndë”, tha Presidenti Tramp (Trump), kur u pyet nëse Ajatollah Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei ishte apo jo i gjallë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments