PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ZËDHËNSJA E SHTËPISË SË BARDHË KEROLLAIN LEVIT (KAROLINE LEAVITT) DO TË LARGOHET NGA DETYRA NË FUND TË MUAJIT.


Uashington, Amerikë | “Zëdhënësja jonë e mrekullueshme e Shtëpisë së Bardhë dhe një nga ndihmëset e mia më të besueshme, Kerollain Levit (Karoline Leavitt), do të largohet nga posti i saj në fund të muajit për t'i kushtuar më shumë kohë familjes dhe fëmijëve të saj të bukur të vegjël”.
Kështu njoftoi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.
“Ky është një vendim që e kuptoj dhe e respektoj plotësisht!
Kerollain (Karoline) tani do të bëhet një nga këshilltaret e mia kryesore të jashtme dhe një zë me ndikim brenda Partisë Republikane, ndërsa punojmë për të sfiduar historinë dhe për të fituar me vendosmëri zgjedhjet e mesit të mandatit.
Kerollain (Karoline) ka qenë një udhëhqeëse e vërtetë në Shtëpinë e Bardhë dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke luftuar për drejtësi dhe liri që nga viti 2018, përfshirë fushatën tonë historike të rizgjedhjes në vitin 2024.
Kerollain (Karoline) ka qenë një nga zëdhënëset më të mira të Shtëpisë së Bardhë në historinë e këtij roli.
Faleminderit, Karoline, për punën tuaj të shkëlqyer”, - shtoi presidenti Tramp (Trump).
Në fund të prillit, zëdhënsja Levit (Leavitt) mori lejen e lindjes përpara lindjes së fëmijës së saj të dytë, pa emëruar një zëvendësues.
Ajo u kthye në postin e saj disa javë më vonë, duke e gjetur përsëri veten të zënë në turbulencat e shkaktuara nga lufta e ShBA-ës dhe Izraelit kundër Iranit.
Me moshë 28 vjeçe, ajo është bërë e njohur si një mbështetëse jashtëzakonisht besnike e presidentit, duke e mbrojtur atë me forcë dhe duke mos hezituar t'u ofrojë replika të ashpra gazetarëve gjatë konferencave për shtyp.
“Presidenti Tramp (Trump) më ka kërkuar të vazhdoj t’i shërbej si këshilltari i tij i ngushtë nga jashtë”, shkroi ajo në rrjetet shoqërore virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments