top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ZHVENDOSI PORTRETET E ISH-PRESIDENTËVE OBAMA DHE BUSH (TË DY BUSHËVE) NGA POZICIONE TË SPIKATURA NË TË PADUKSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 3 min read
ree

Uashington, Amerikë | Portreti zyrtar i ish-Presidentit Barak Obama, i cili, ishte i vendosur në mënyrë të spikatur në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, është zhvendosur në një pozicion më pak të spikatur.


Portretet e paraardhësve të tjerë të kohëve të fundit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), me të cilin ky i fundit ka marrëdhënie kontroverse, ish-Presidentit Xhorxh (George) W. Bush dhe babait të tij, Xhorxh (George) H. W. Bush, janë zhvendosur gjithashtu”, raporton enti mediatik “CNN”.


Presidenti Tramp (Trump) ka urdhëruar stafin që ta zhvendosë portretin e Obamës në majë të Shkallës së Madhe, thanë për entin mediatik “CNN” dy burime të njohura me çështjen, ku nuk do të jetë më i dukshëm për mijëra vizitorë që vizitojnë Shtëpinë e Bardhë çdo ditë.


Një nga burimet shtoi se portretet e të dy Bush-ëve janë gjithashtu në shkallë.


Burime të shumta kanë raportuar se presidenti është i përfshirë drejtpërdrejt në pothuajse çdo gjë që ndodh për estetikën e Shtëpisë së Bardhë, të madhe apo të vogël.


Enti mediatik “CNN” ka siguruar një foto të portretit të ish-Presidentit Obama të varur në krye të shkallëve, në një cep, në shkallët e rezidencës private.


Kjo zonë është rreptësisht e ndaluar për anëtarët e familjes së parë, agjentët e Shërbimit Sekret të ShBA-ës dhe një numër të kufizuar të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe stafit ekzekutiv të rezidencës.


Është plotësisht jashtë shikimit për çdo vizitor që dëshiron të shohë pikturën fotorealiste të ish-presidentit nga Rabrt MekKërdi (Robert McCurdy)”, konfirmoi një burim i njohur me çështjen.


Kjo nuk është hera e parë që piktura e ish-Presidentit Obama është zhvendosur.


Në prill, portreti i tij u zhvendos në Grand Hollin e Shtëpisë së Bardhë dhe u zëvendësua me një pikturë që përshkruante një skenë ikonike të Presidentit Tramp (Trump) duke i mbijetuar një atentati në Batllër (Butler) të Pensilvanisë.


Protokolli dhe tradita e Shtëpisë së Bardhë kërkojnë që portretet e presidentëve të fundit amerikanë të vendosen në një pozicion të spikatur, në hyrje të rezidencës presidenciale, të dukshme për mysafirët gjatë ngjarjeve zyrtare dhe për vizitorët gjatë vizitave turistike.


Kjo vjen ndërsa tensionet midis Presidentëve Tramp (Trump) dhe Obama janë përshkallëzuar në muajt e fundit.


Presidenti Tramp (Trump) kohët e fundit akuzoi ish-Presidentin Obama dhe anëtarët e administratës së tij për tradhti gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, duke nxitur një deklaratë të rrallë nga paraardhësi i tij, zyra e të cilit i quajti akuzat skandaloze, të çuditshme dhe një përpjekje të dobët për shpërqendrim.


Prokurorja e përgjithshme e presidentit, Pamela Bondi, më pas urdhëroi prokurorët të nisnin një hetim të jurisë së madhe mbi akuzat se zyrtarë të lartë të administratës Obama kanë sajuar informacione rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.


Ekzistojnë gjithashtu tensione të gjata midis Presidentit Tramp (Trump) dhe familjes Bush.


Bush i vjetër, i cili vdiq në vitin 2018, e quajti z. Tramp (Trump) një mashtrim në një biografi dhe votoi për znj. Hillëri Klinton (Hillary Clinton) në zgjedhjet e vitit 2016.


Gjatë mandatit të parë të z. Tramp (Trump), portretet e ish-Presidentit Bill Klinton (Clinton) dhe Xhorxh (George) W. Bush në Grend Foiër (Grand Foyer) u zëvendësuan, duke zgjedhur ato të ish-Presidentëve Uilliam MekKinli (William McKinley) dhe Ruzvellt (Roosevelt).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page