top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA “WALL STREET JOURNAL”: PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO SHQYRTON MUNDËSINË E KLASIFIKIMIT TË MARIHUANËS SI NJË DROGË MË PAK E RREZIKSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) po shqyrton mundësinë e klasifikimit të marihuanës si një drogë më pak e rrezikshme.


Sipas gazetës amerikane “Wall Street Journal”, presidenti e hapi këtë mundësi gjatë një mbledhjeje fondesh ditët e fundit në klubin e tij të golfit në Xhersin e Ri (New Jersey).


Administrata Baidn (Biden) kishte filluar procesin e riklasifikimit të marihuanës si një drogë më pak e rrezikshme, por dështoi ta zbatonte qëllimin e saj para përfundimit të mandatit të saj.


Gatishmëria e Presidentit Tramp (Trump) për të vepruar lidhet me donacionet e konsiderueshme që ai mori nga industria e marihuanës gjatë fushatës zgjedhore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page