top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SYNON NDRYSHIMIN E EMRIT TË DEPARTAMENTIT TË MBROJTJES NË DEPARTAMENT TË LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po e ndryshon emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës, duke këmbëngulur se riemërtimi do të projektojë një pamje më të fuqishëme.


Ndërsa emri zyrtar i departamentit është përcaktuar me ligj, Presidenti Tramp (Trump) me një urdhër ekzekutiv po autorizon përdorimin e etiketës së re si një titull dytësor nga administrata e tij”, thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë.


Zyrtarëve të mbrojtjes u lejohet të përdorin tituj dytësorë si Sekretar i Luftës në korrespondencën zyrtare, komunikimet publike, kontekstet ceremoniale dhe dokumentet jo-statutore brenda degës ekzekutive”, sipas dokumentit.


Nuk ishte menjëherë e qartë se kur Presidenti Tramp (Trump) planifikonte ta nënshkruante urdhrin, por axhenda e tij publike për të premten thoshte se ai do të nënshkruante urdhra ekzekutivë pasdite, si dhe do të bënte një njoftim në Zyrën Ovale.


Presidenti, ka thënë vazhdimisht në javët e fundit se po e shqyrtonte një ndryshim të tillë.


Në fund të muajit të kaluar ai pretendoi se titulli i Departamentit të Mbrojtjes ishte shumë mbrojtës.


Departamenti i Luftës ishte emri kur fituam Luftën e Parë Botërore, fituam Luftën e Dytë Botërore, fituam gjithçka”, u tha ai gazetarëve më 25 gusht 2025.


Sipas dokumentit të Shtëpisë së Bardhë, ndryshimi i emrit përçon një mesazh më të fortë gatishmërie dhe vendosmërie.


I themeluar në ditët e para të pavarësisë së ShBA-ës, Departamenti i Luftës historikisht mbikëqyrte forcat tokësore amerikane.


Një riorganizim qeveritar pas Luftës së Dytë Botërore e solli atë së bashku me Marinën dhe Forcat Ajrore të ShBA-ës nën Establishmentin e unifikuar Ushtarak Kombëtar, i cili, në vitin 1949 u riemërua Departamenti i Mbrojtjes.


Rikthimi i termit ‘Departamenti i Luftës’ do ta theksojë fokusin e këtij Departamenti në interesin tonë kombëtar dhe do t’u sinjalizojë kundërshtarëve gatishmërinë e Amerikës për të zhvilluar luftë për të siguruar interesat e saj”, thuhej në dokumentin e Shtëpisë së Bardhë.


Ky veprim është ndryshimi më i fundit në Pentagon që kur Presidenti Tramp (Trump) mori detyrën në muajin janar dhe emëroi ish-prezantuesin e entit mediatik Faks Njuz (Fox News), Pit Hegsëth (Pete Hegseth), për të udhëhequr departamentin e gjerë.


Z. Hegsëth (Hegseth), një veteran lufte, ka mbështetur vazhdimisht përpjekjen për të rivendosur një etos luftarak në departament.


Sekretari Hegsëth (Hegseth), në mënyrë të veçantë, ka kërkuar të përjashtojë trupat transgjinore nga ushtria dhe të ndryshojë emrat e bazave që nderonin trupat Konfederate në titujt e tyre origjinalë, pasi ato u riemëruan nën ish-presidentin Xhëu Baidn (Joe Biden).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page