top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SHBA-ës SHTYNË SULMET NDAJ IRANIT PAS BISEDIMEVE SHUMË POZITIVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara i shtynë sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve shumë të mira dhe produktive gjatë dy ditëve të fundit”.


Kështu njoftoi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.


Presidenti Tramp (Trump) tha se i kishte udhëzuar ushtrisë amerikane të shtynte të gjitha sulmet ushtarake kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane pas dy ditësh bisedash shumë pozitive dhe produktive me Iranin mbi një zgjidhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të armiqësive tona në Lindjen e Mesme.


Ai tha se pauza do të zgjaste pesë ditë dhe do të varej nga suksesi i takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme.


Presidenti Tramp (Trump) njoftoi se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë gjatë gjithë javës pasi bazuar në përmbajtjen dhe tonin e këtyre bisedave të thella, të detajuara dhe konstruktive, ai vendosi të shtyjë sulmet ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page