PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SHBA-ës MUND TË MARRIN NAFTËN E IRANIT DHE ISHULLIN E TIJ KHARG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dëshiron të sekuestrojë naftën e Iranit dhe mund të sekuestrojë edhe qendrën e eksportit në ishullin Kharg.
Në një intervistë me entin mediatik britanik “Financial Times” (Fainenshënll Taims) Presidenti Tramp (Trump) shpjegoi se preferenca e tij do të ishte të merrte naftën, duke e krahasuar këtë veprim të mundshëm me atë që ndodhi në Venezuelë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës synuan të kontrollonin industrinë e naftës për një kohë të pacaktuar.
“Ne mund ta merrnim Kharg-un ose jo. Kemi shumë mundësi”, tha Presidenti Tramp (Trump) - duke specifikuar se, sipas mendimit të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta bënin këtë shumë lehtë.
“Nuk mendoj se ata kanë ndonjë mbrojtje”, shtoi ai më tej gjat intervistës mediatike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments