PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN SIRIAN AHMED AL-SHARAA; U ZOTUA TË BËJË GJITHÇKA QË MUNDET PËR TË NDIHMUAR SIRINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), u zotua të hënën se do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme, pas bisedimeve të rëndësishme me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, një ish-komandant i al-Kaedës, i cili, deri vonë ishte sanksionuar nga Uashingtoni si terrorist i huaj.
Vizita e Presidentit Sharaa-s shënoi kulmin e një viti mahnitës për rebelin e shndërruar në sundimtar, i cili, rrëzoi udhëheqësin autokratik Bashar al-Assad dhe që atëherë ka udhëtuar nëpër botë duke u përpjekur ta paraqesë veten si një udhëheqës të moderuar që dëshiron të bashkojë kombin e tij të shkatërruar nga lufta dhe t'i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar.
Një nga qëllimet kryesore të Presidentit Sharaa në Uashington ishte të nxiste heqjen e plotë të sanksioneve më të ashpra të ShBA-ës.
Ndërsa ai u takua me Presidentin Tramp (Trump) me dyer të mbyllura, Departamenti i Thesarit i ShBA-ës njoftoi një zgjatje prej 180 ditësh të pezullimit të zbatimit të të ashtuquajturave sanksione të Cezarit, por vetëm Kongresi i ShBA-ës mund t'i heqë ato plotësisht.
Presidenti Tramp (Trump) u takua me Presidentin Sharaa në vizitën e parë të një presidenti sirian në Uashington, gjashtë muaj pas takimit të tyre të parë në Arabinë Saudite, ku udhëheqësi amerikan njoftoi planet për të hequr sanksionet, dhe vetëm disa ditë pasi ShBA-ës thanë se ai nuk ishte më një Terrorist Global i Caktuar Posaçërisht.
Në një pritje jashtëzakonisht të heshtur, Presidenti Sharaa, i cili dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh në ShBA-ës për kokën e tij, mbërriti pa bujën që zakonisht u jepet personaliteteve të huaja.
Ai hyri nga një derë anësore ku gazetarët vetëm sa panë një pamje, në vend që të hynte nga dera kryesore e Krahut Perëndimor ku kamerat shpesh kapin Presidentin Tramp (Trump) duke përshëndetur VIP-at.
Duke folur para gazetarëve, Presidenti Tramp (Trump) e vlerësoi Presidentin Sharaa-n si një udhëheqës të fortë dhe shprehu besim tek ai.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Sirinë të suksesshme”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Por Presidenti Tramp (Trump) gjithashtu përmendi të kaluarën kontraverse të Presidentit Sharaa-s.
“Të gjithë kemi pasur të kaluara të vështira”, tha ai.
Duke premtuar lehtësim të vazhdueshëm të sanksioneve, Departamenti i Thesarit njoftoi një urdhër të ri për të zëvendësuar përjashtimin e tij të 23 majit nga zbatimi i Aktit të Cezarit të vitit 2019, i cili, vendosi sanksione gjithëpërfshirëse për shkeljet e të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e e ish-diktatorit Assad.
Presidenti Sharaa, me moshë 43 vjeç, mori pushtetin vitin e kaluar pasi luftëtarët e tij islamistë nisën një ofensivë të shpejtë dhe përmbysën ish-diktatorin sirian Assad vetëm disa ditë më vonë, më 8 dhjetor.
Që atëherë, Siria është zhvendosur me një ritëm marramendës, larg aleatëve kryesorë të Assadit, Iranit dhe Rusisë, dhe drejt Turqisë, Gjirit dhe Uashingtonit.
Siguria pritej gjithashtu të ishte një nga temat kryesore të takimit të Presidentit Sharaa-s me Presidentin Tramp (Trump), i cili, në një ndryshim të madh të politikës amerikane është përpjekur të ndihmojë tranzicionin e brishtë të Sirisë.
Siria kohët e fundit nënshkroi një deklaratë bashkëpunimi politik me “Koalicionin Global për Mposhtjen e Shtetit Islamik” të udhëhequr nga ShBA-ës, tha ministri sirian i informacionit në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) - të hënën.
Vetëm disa orë para bisedimeve historike, doli fjala për dy komplote të ndara të Shtetit Islamik për të vrarë Presidentin Sharaa, të cilat, ishin parandaluar gjatë muajve të fundit, sipas një zyrtari të lartë të sigurisë siriane dhe një zyrtari të lartë të Lindjes së Mesme.
“Gjatë fundjavës, ministria e brendshme siriane nisi një fushatë mbarëkombëtare që synonte celulat e Shtetit Islamik në të gjithë vendin, duke arrestuar më shumë se 70 të dyshuar”, thanë mediat qeveritare.
Mbërritja e Presidentit Sharaa në Shtëpinë e Bardhë ishte e heshtur.
Shumica e krerëve të shteteve janë ngjitur me makinë në rrugicën e zbukuruar me flamujt e tyre kombëtarë. Por të hënën nuk pati asnjë të tillë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments