top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): LUFTA MUND TË PËRFUNDOJË SË SHPEJTI PA RAKETAT TOMAHOKS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 17
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Mendoj se ka shumë mundësi që lufta të përfundojë shpejt. Edhe pa pasur nevojë për raketa Tomahawk në Ukrainë”.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i zbehu kështu pritjet e Presidentit Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, i cili, zbarkoi në Uashington për vizitën e tij të tretë këtë vit, tashmë i dekurajuar nga telefonata e papritur e ditës së mëparshme midis Presidentëve Tramp (Trump) dhe Putin, i cili, njoftoi për një samit në Budapest.


Do të flasim për telefonatën dhe gjithashtu për Tomahokët”, shpjegoi presidenti amerikan, duke e pritur udhëheqësin ukrainas në Sallën e Kabinetit, dhe jo në Zyrën Ovale, ku pak më parë e kishte mirëpritur Andrea Boçelin (Bocelli) - duke brohoritur “Con te partirò”.


Zelensky është një udhëheqës i fortë që ka kaluar shumë, është një nder ta kemi këtu - filloi Presidenti Tramp (Trump) duke e komplimentuar gjithashtu për xhaketën e tij të zezë të bukur, të veshur në dy vizitat e tij të fundit pas kritikave për pamjen e tij të mëparshme, e cila, ishte e papërshtatshme për Zyrën Ovale”.


Por më pas erdhi ndryshimi i Presidentit Tramp (Trump), në lidhje me Tomahaokët.


Dhënia e tyre Kievit do të ishte një përshkallëzim, dhe përveç kësaj, ne kemi nevojë edhe për ta; nuk duam të japim gjëra që janë të nevojshme për mbrojtjen tonë”, tha ai.


Megjithatë, deri dy ditë më parë, ai dukej i vendosur t'i jepte ato, aq sa tha se e kërcënoi Presidentin Putin në telefonatën e tyre të fundit, duke pyetur:

1- Çfarë thoni nëse dërgoj 2000 Tomahokë në Kiev? Atij nuk i pëlqeu ideja”.


Por ai me shumë gjasa i përdori raketat me rreze të gjatë si një levë, duke siguruar një tjetër samit me carin pas disa javësh në Budapest pas atij në Enkrixh (Anchorage), Alaskë, i cili me sa duket ishte me stuhi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page