PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) POSTOI NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL “TRUTH” LETRËN QË I DËRGOI BASHKIMIT EVROPIAN NË TË CILËN NJOFTOI TARIFA PREJ 30% NGA 1 GUSHTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) postoi në rrjetin social virtual “Truth” letrën që i dërgoi BE-së, në të cilën, njoftoi tarifa prej 30% nga 1 gushti 2025, duke kërcënuar se do t'i dyfishonte ato në rast hakmarrjeje.
Letra, drejtuar Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leien (Leyen), përmend pabarazinë në deficitin tregtar për shkak të barrierave tregtare, si tarifave ashtu edhe jo-tarifore, si arsye për tarifat prej 30%.
Përqindja është shumë më e lartë se ajo që priste BE-ja, veçanërisht pasi Presidenti Tramp (Trump) tha së fundmi se Brukseli i kishte trajtuar mirë ShBA-ës.
Megjithatë, letra përmban një shkëndijë shprese për negociata:
1- “Nëse dëshironi të hapni tregjet tuaja tregtare aktualisht të mbyllura për Shtetet e Bashkuara dhe të eliminoni politikat tuaja tarifore dhe jo-tarifore dhe barrierat tregtare, ne mund të shqyrtojmë ndryshimin e kësaj letre.
Këto tarifa mund të rregullohen, lart ose poshtë, varësisht nga marrëdhënia jonë me vendin tuaj”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments