PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): UDHËHEQJA UKRAINASE NUK TREGON MIRËNJOHJE NDAJ SHBA-ës; BASHKIMI EVROPIAN VAZHDON TË BLEJË NAFTË NGA RUSIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 minutes ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Udhëheqja ukrainase nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona dhe BE-ja vazhdon të blejë naftë nga Rusia.
ShBA-ës vazhdojnë t’i shesin sasi të mëdha armësh NATO-s, për shpërndarjen e tyre në Ukrainë (i korruptuari Baidn - Joe Biden, red. - i dha gjithçka, falas, falas, falas, përfshirë një sasi të madhe parash.
Zoti i bekoftë të gjitha jetët që janë humbur në këtë katastrofë njerëzore”.
Kështu shkroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është e dhunshme dhe e tmerrshme, dhe, me një lidership të fortë dhe të përshtatshëm të ShBA-ës dhe Ukrainës, nuk do të kishte ndodhur kurrë.
Filloi shumë kohë para se unë të merrja detyrën për një mandat të dytë, gjatë administratës së Shëu Baidenit (Joe Bidenit) të përgjumur, dhe vetëm sa është përkeqësuar.
Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar dhe vjedhur, e vetmja gjë në të cilën demokratët e majtë radikalë janë të mirë, nuk do të kishte luftë Ukrainë/Rusi, ashtu siç nuk pati asnjë, as edhe një përmendje, gjatë mandatit tim të parë.
Putin,nuk do të kishte sulmuar kurrë.
Vetëm kur e pa Xhëun (Joe) e përgjumur në veprim tha: Ky është shansi im!
Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon. Trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona që vdiqën pa nevojë”, shkroi Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments