ISH-SEKRETARI I THESARIT TË SHBA-ës LERI SAMËRS (LARRY SUMMERS) HOQI DORË NGA ANGAZHIMET PUBLIKE PASI I DOLI EMIR NË DOSJET E FINANCUESIT TË PEDOFILISË XHEFRI (JEFFREY) EPSTEIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Botimi i dokumenteve të reja rreth lidhjeve të tij me financuesin e pedofilisë, Xhefri (Jeffrey) Epstein, e ka shtyrë z. Leri Samërs (Larry Summers), ish-Sekretarin e Thesarit në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton (Clinton), president emeritus dhe profesor në Universitetin e Harvardit, të njoftojë se do të dalë në pension nga angazhimi publik.
Si demokratët ashtu edhe republikanët u kishin bërë thirrje organizatave të ndryshme të ndërpresin lidhjet me z. Samërs (Summers) pasi dosjet e botuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve zbuluan shkëmbime e-mailesh midis të dyve, përfshirë një në të cilin, financieri i ndjerë e quajti veten “njeriu kraharor i Samërsit (Summers)”.
“Jam thellësisht i turpëruar për veprimet e mia dhe e njoh dhimbjen që ato kanë shkaktuar”, tha z. Samërs (Summers) në një deklaratë të ndarë me disa media.
“Marr përgjegjësi të plotë për vendimin tim të gabuar për të vazhduar komunikimin me Epsteinin”, tha ai më tej.
“Ndërsa do të vazhdoj të përmbush detyrimet e mia akademike, do të tërhiqem nga angazhimet publike si pjesë e përpjekjes sime më të gjerë për të rindërtuar besimin dhe për të riparuar marrëdhëniet me ata që janë më të afërt me mua”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments