PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NJOFTOI SE USHTRIA AMERIKANE VRAU 6 NARKO-TERRORISTË NË NJË ANIJE DROGE NË BRIGJET E VENEZUELËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në rrjetin social virtual ‘Truth’ se kishte urdhëruar një sulm vdekjeprurës kundër një anijeje të lidhur me një organizatë të caktuar terroriste (DTO) që kryente trafik droge në zonën e përgjegjësisë së Komandës Jugore të ShBA-ës, pak larg brigjeve të Venezuelës”.
“Inteligjenca - shtoi ai - konfirmoi se anija po trafikonte narkotikë, të lidhur me rrjete të paligjshme narkoterrorizmi dhe po udhëtonte përgjatë një rruge të njohur të DTO-së.
Sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare dhe gjashtë narko-terroristë meshkuj në bordin e anijes u vranë.
Asnjë anëtar i ushtrisë amerikane nuk u lëndua”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments