top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TA RINDËRTOJ GAZËN POR NUK BËJ KOMENTE PËR DY SHTETE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) shpreson për rindërtimin e Gazës dhe thotë se ende nuk ka vendosur për zgjidhjen me dy shtete.

 

Gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One” që po e sillte përsëri në Amerikë nga Sharm el-Sheikh-u, ai iu përgjigj duke thënë:

1- Po flasim për rindërtimin e Gazës”.

 

Nuk po flas për një shtet, dy shtete apo dy shtete. Po flasim për rindërtimin e Gazës. Shumë njerëz e vlerësojnë zgjidhjen me një shtet. Disa njerëz e vlerësojnë zgjidhjen me dy shtete. Do ta shohim. Ende nuk kam bërë asnjë deklaratë për këtë”, shkruan enti mediatik britanik Rojtari (The Guardian), duke cituar presidentin amerikan.

 

Deklarata e nënshkruar dje në Egjipt pohon, ndër të tjera, qëllimin për të ndjekur një vizion gjithëpërfshirës të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët në rajon, duke mirëpritur progresin e bërë në krijimin e marrëveshjeve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të paqes në Rripin e Gazës.

 

Deklarata - vëren enti mediatik Rojatri (The Guardian) - është, megjithatë, jashtëzakonisht e paqartë në lidhje me rrugën drejt paqes së qëndrueshme midis Izraelit dhe fqinjëve të tij, përfshirë palestinezët, dhe nuk përmend asnjë zgjidhje me një ose dy shtete

 

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili bashkëkryesoi samitin me Presidentin Tramp (Trump), tha se marrëveshja e Gazës mbyll një kapitull të dhimbshëm në historinë njerëzore dhe hap rrugën për një zgjidhje me dy shtete.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page