PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ME IRANIN OSE DO TË KEMI MARRËVESHJE BËRTHAMORE OSE I TREGOJMË VENDIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 30
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se një armadë masive po lëviz me shpejtësi, me fuqi, entuziazëm dhe vendosmëri të madhe drejt Iranit, duke iu referuar flotës së madhe detare amerikane.
Në përgjigje, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) tha se forcat e armatosura të vendit janë gati me gishtin në këmbëz për t'iu përgjigjur menjëherë dhe me forcë çdo agresioni nga toka ose deti.
Irani pohon se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht akuzat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
Paralajmërimi i Presidentit Tramp (Trump) vjen pas premtimit të Uashingtonit për të ndihmuar ata që janë përfshirë në shtypjen brutale dhe të pashembullt të protestave në vend në fillim të këtij muaji.
Sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, Iranit nuk i lejohej të pasuronte uranium mbi pastërtinë 3.67% (niveli i kërkuar për karburant bërthamor komercial) dhe nuk i lejohej të kryente asnjë pasurim në uzinën e tij në Fordo për 15 vjet.
Megjithatë, Presidenti Tramp (Trump) e braktisi marrëveshjen gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018, duke e shpallur atë të pamjaftueshme për të parandaluar ndërtimin e një bombe, dhe rivendosi sanksionet e ShBA-ës.
Teherani u përgjigj duke shkelur gjithnjë e më shumë kufizimet e marrëveshjes, veçanërisht ato që lidhen me prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili, përdoret për të prodhuar karburant reaktori dhe gjithashtu armë bërthamore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments