top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRINCI SAUDIT MBS BRAKTISI G7-ën | NUHATI SE MUND TË ARRESTOHEJ NGA PROKURORIA E ROMËS PËR VRASJEN E GAZETARIT KASHOGI (KHASHOGGI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14, 2024
  • 2 min read

Romë, Itali | Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman, i ftuar nga kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni në G7-ë, në Borxho Enjacia (Borgo Egnazia) dhe i konfirmuar në listën e pjesëmarrësve deri të premten më 7 qershor, ka refuzuar të paraqitet në Pulia, duke i shpëtuar kështu një kërkese për arrestim ndaj tij për torturën dhe vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi (Jamal Kashoggi).

 

Kjo u zbulua nga shoqata “Nuk ka paqe pa drejtësi” (NPWJ) gjatë një konference për shtyp në margjinat e punës së G7-ës.

 

I akuzuar në vitin 2019 nga OKB-ja si nxitës i vrasjes së gazetarit saudit të entit mediatik Shtypi i Uashingtonit (WP) - një akuzë e rihapur edhe nga inteligjenca amerikane në një raport të deklasifikuar nga administrata Baidn (Biden) - princi bin Salman u raportua në Prokurorinë e Romës nga shoqata NPWJ, në bazë të juridiksionit ndërkombëtar, për krimet e torturës më 4 qershor, kur media raportoi emrin e tij në listën e të ftuarve në G7-ës.

 

Një ankesë që mund të kthehej në arrest nëse princi i kurorës saudit do të kishte shkelur në territorin italian.

 

Pjesëmarrja e tij u zhduk papritur të martën e 11 qershorit” nga lista e drejtuesve që pritej në Pulia, theksoi avokati Fabio Maria Galiani, duke folur për gazetarët.

 

Në minutën e fundit princi Bin Salman e refuzoi ftesën, duke shpjeguar se ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në samit për shkak të angazhimeve në lidhje me mbikëqyrjen e festës tradicionale të Haxhit, pelegrinazhit islam në qytetin e shenjtë të Mekës.

 

Ardhja e paralajmëruar e princit MbS në Itali ishte një gjë shumë serioze për ne, sepse përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë për vrasjen e gazetarit Kashogi (Khashoggi) është emblematike e llojit të regjimit të përgjakshëm që ai vendosi”, shpjegoi sekretari i përgjithshëm i NPWJ, Nikolo Figa (Niccolò Figà) -Talamanca.

 

Ka të bëjë jo vetëm me respektimin e të drejtave të njeriut: nuk ka asnjë leje të veçantë për të copëtuar njerëzit si princi saudit, dhe nuk ka asnjë leje të veçantë për të ndërhyrë në procesin gjyqësor sepse G7-të është atje”, tha ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page