PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): LUFTA NË UKRAINË ËSHTË TURP DHE DUHET TË MARRË FUND; TASHMË KAM PËRFUNDUAR 7 LUFTËRA; UKRAINASEN E KAM MË TË LEHTËN PËR T’U ZGJIDHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Lufta në Ukrainë është një turp, dua që të mbarojë”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e bëri këtë deklaratë nga Zyra Ovale, duke shprehur besim në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për t'i dhënë fund konfliktit.
“Ne do ta kryejmë punën” deklaroi ai, duke vënë në dukje se ai tashmë ka përfunduar shtatë luftëra dhe duke e quajtur ukrainase më të lehtën për t'u zgjidhur.
Presidenti Tramp (Trump) siguroi se Shtetet e Bashkuara do t'i ofronin garanci sigurie Kievit, duke theksuar angazhimin e tij për të shpëtuar jetë dhe gatishmërinë e tij për të ndërmarrë veprime konkrete.
Ai gjithashtu theksoi rolin qendror të Evropës në zgjidhjen e konfliktit.
“Vendet evropiane duan të jenë në vijën e frontit dhe të shohin fundin e luftës”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments