PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KUBA ËSHTË KOMB I DËSHTUAR; NUK KA NEVOJË TA PËRMBYSËSH POR TË BËSH MARRËVESHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Avioni presidencial “Forca Ajore Nr. 1” (Air Force One) | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), e quajti Kubën komb të dështuar dhe i bëri thirrje Havanës të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa hodhi poshtë idenë e një operacioni për ndryshim regjimi.
“Kuba është aktualisht një komb i dështuar”, u tha Presidenti Tramp (Trump) gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Forca Ajrore Nr. 1” (Air Force One).
Megjithatë, kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të përmbysnin qeverinë kubaneze, siç bëri Uashingtoni kur sulmoi Venezuelën dhe kapi Presidentin Nikolas (Nicolas) Maduro, Presidenti Tramp (Trump) u përgjigj se:
1- “Nuk mendoj se kjo do të jetë e nevojshme”.
Kuba po përballet me mungesa të mëdha karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa Presidenti Tramp (Trump) intensifikon embargon dhjetëvjeçare të ShBA-ës ndaj saj dhe u bën presion vendeve të tjera që të ndalojnë transportin e naftës në Havanë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments