PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KAM FRIKË SE DISA PENGJE NË GAZË KANË VDEKUR KOHËT E FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se disa nga 20 pengjet izraelite që mbahen ende nga Hamasi mund të kenë vdekur së fundmi.
“Unë besoj se midis 20 pengjeve ka disa që kanë vdekur së fundmi, të paktën nga sa kam dëgjuar unë. Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë”, tha presidenti amerikan Tramp (Trump) duke folur për shtypin.
“Ne e dimë që të paktën 30 veta kanë vdekur dhe po negociojmë për t'ua kthyer trupat familjeve të tyre”, tha ai.
Qeveria izraelite thotë se 47 pengje të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor 2023, janë ende në Gazë, përfshirë 27 që besohet se janë të vdekur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments